Tre të vdekur në një aksident në Rahovec

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 06:26 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Bernjak të Rahovecit, të premten pasdite.

Lajmin e ka konfirmuar Lirije Podrimaj, zëdhënëse për rajonin e Gjakovës në Policinë e Kosovës.

“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, viktimat janë dy meshkuj dhe një femër”, ka thënë ajo.

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.

Zëdhënësja Podrimja ka thënë se me të marrë informatën, “patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes”.

Një person ka vdekur më vonë nga lëndimet e marra.

Të ngjashme