Tre të vdekur në një aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, vetura bie në Liqenin e Badocit

Prishtinë | 06 Tet 2024 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Tre persona të vdekur kanë mbetur si pasojë e një aksidenti me fatalitet mbrëmë në rrugën Gjilan – Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Këtë për Ekonomia Online, e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti, e cila njoftoi se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 23:00, viktimat me veturën që kanë udhëtuar ka rënë në Liqenin e Badocit.

Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.

Tutje, ajo njoftoi se vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.

“Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.  Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme