Tre të vdekur pas zjarreve në Australi

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre pas një vikendi zjarresh në Australi.

Të dielën, ditën e tretë të urgjencës së zjarrit, më shumë se 100 flakë ishin ende duke djegur në New South Wales dhe Queensland.

Kryeministri Scott Morrison tha se ushtria mund të thirret për të mbështetur 1,300 zjarrfikës që punojnë në të dy shtetet.

Qindra civilë gjithashtu vullnetarisht po ndihmojnë nëpër zonat e prekura.

Zyrtarët paralajmërojnë se kushtet ekstreme të motit mund të shkaktojnë më shumë zjarre gjatë javës, përfshirë këtu afër Sidneit.

Të ngjashme