Vrasja në Çarshinë e Gjakovës për motive hakmarrjeje

Gjakovë | 23 Gus 2016 | 20:33 | Nga

(E plotësuar) Vrasjen e trefishtë, sot pasdite në Gjakovë, dyshohet se e kanë kryer Shkëlqim Shala dhe Veton Gjoshi për motive të hakmarrjes.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë në Gjakovë, Ali Selimaj.

Ai ka thënë për Kallxo.com se Policia ka shkuar për ta arrestuar të dyshuarit, të cilët pritet të dorëzohen.

Tre të vrarë në Gjakovë, dorasit në arrati

Foto: KALLXO.com

Tre persona kanë mbetur të vrarë, gjatë një përleshjeje me armë zjarri, sot në çarshi të Gjakovë. Në dyshuarit janë në arrati.

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë zyrtare për vrasjen e tre personave në çarshi të Gjakovës, të martën pasdite.

“Me datë 23.08.2016 në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informatë se në rrugën ‘Ismail Qemajli’ ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes në kafeterinë ‘Deep Bar’ ku kishte ndodhur vrasje e rëndë me armë zjarri ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës së policisë, viktimat janë: V. I. (35 vjeçar), A. I. (28) dhe Z.K. (37), që të tre meshkuj shqiptarë, shtetas të Kosovës.

Deri më tani nuk ka të arrestuar, ndërkohë që policia është në kërkim të personave të dyshuar.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/i-vrari-ne-gjakove-e-donte-te-vdekur-kryetaren-mimoza-kusari-foto22280/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme