Tre të vrarë nga protestat e dhunshme në Pakistan

Prishtinë | 26 Maj 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Të paktën tre vetë janë vrarë dhe më shumë se 15 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë ngjatë një proteste në Pakistan

Kjo është ngjarja e fundit e tensioneve midis ushtrisë së fuqishme të vendit dhe grupit të të drejtave, njofton Klan Kosova.

Të shtënat ndodhën në protestën e udhëhequr nga dy udhëheqës të Lëvizjes Pashtun Tahaffuz, të cilët janë gjithashtu anëtarë të parlamentit, pranë një pikë kontrolli në zonën e Khar Qamar të Ëaziristanit të Veriut të dielën në mëngjes, thanë ushtarët në një deklaratë.

Ka pasur raporte kontradiktore se kush e inicioi dhunën. Aktivistët e PTM treguan për Al Jazeera se ushtarët qëlluan mbi protestuesit e paarmatosur, ndërsa ushtria tha se protestuesit “sulmuan” postin, të udhëhequr nga Mohsin Dawar dhe Ali Wazir, të dy anëtarë të zgjedhur të Asamblesë Kombëtare në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.

Autoritetet e kanë vendosur orën policore në vendin ku ndodhi dhuna.

Të ngjashme