Një zjarr, i nisur nga pakujdesia, ka marrë përmasa të mëdha në fshatin Mjekes të Elbasanit, ku janë djegur 1.5 hektarë ullinj.
Për vënien nën kontroll të flakëve janë angazhuar 10 efektivë zjarrfikës. Kjo është vatra e tretë e zjarrit, vetëm sot. Dy të tjerat u arritën të viheshin nën kontroll më lehtë dhe pa dëme të mëdha.
Çdo ditë në Elbasan regjistrohen 3-4 vatra zjarri këtë periudhë, shumica e të cilave janë zjarre nga pakujdesia teksa fermerët djegin arat e tyre.
Reparti zjarrfikës bën apel për kujdes pasi temperaturat ekstreme dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve me shpejtësi dhe pasojat mund të jenë shumë më të mëdha.