Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë tre vëllezër të cilët ishin bllokuar nën rrënoja pas një tërmeti të fuqishëm në ishullin italian Ischia, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Zjarrfikësit konfirmuan se ata kishin shpëtuar një 11-vjeçar, rreth 16 orë pas goditjes së tërmetit.
Vëllai i tij, foshnje, ishte i pari që u nxor jashtë, pastaj edhe vëllai i tij tetëvjeçar.
Deri tani, raportohet se të paktën dy gra kanë vdekur, dhe rreth 39 të tjerë janë lënduar.
Tërmeti me magnitudë 4.0 goditi në mes të mbrëmjes, në një thellësi rreth 5 km (3 milje), në veri të Casamicciola.