Tre vjet, tre kryeprokurorë e asnjë aktakuzë

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 08:03 | Nga

Edhe pse kanë kaluar tre vjet që nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese, që i hapën rrugë themelimit të Gjykatës Speciale dhe më shumë se një vit nga funksionalizimi i saj, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara, të cilët kanë më shumë se një vit që janë emëruar, nuk kanë pasur në shqyrtim asnjë rast që lidhet me pretendimet e listuara në raportin e senatorit Dick Marty.

Për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kjo gjykatë po funksionon vetëm si mjet shantazhi ndaj pushtetarëve. Por avokati Arianit Koci, i cili është pjesë e regjistrit të avokatëve pranë këtyre dhomave, ka thënë se njëra prej arsyeve kryesore në vonesë të deponimit të aktakuzave është “që si duket dëshmitë e dëshmitarëve nuk janë në korrelacion me provat materiale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme