Tre zyrtarë policorë të lënduar, pas aksidentit në Prishtinë

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në rrugën ”Xhorxh Bush”, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë lënduar tre zyrtarë të Policisë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur kur i dyshuari, i cili ka qenë duke drejtuar veturën me targa lokale duke mos iu përshtatur distancës ka goditur nga mbrapa një veturë tjetër.

Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre zyrtarë policorë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme