Shifrat e rasteve të fruthit në Europë janë trefishuar mes 2017’ës dhe 2018’ës në 82,596 – numri më i madh i regjistruar këtë dekadë, tregojnë të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Përderisa normat e vaksinimit po përmirësohen, OBSH thotë se mbulimi nuk është mjaft i lartë për të parandaluar qarkullimin e virusit në shumë vende.
Ukraina raportoi numrin më të madh të rasteve të fruthit vitin e kaluar – më shumë se 10 herë më e lartë se Serbia.
Mbi 90% e rasteve ishin në dhjetë vende, duke përfshirë Francën, Italinë dhe Greqinë.
Fruthi është një sëmundje virale infektive që nganjëherë mund të çojë në komplikacione të rënda shëndetësore, duke përfshirë infeksionet e mushkërive dhe trurit.
Në 2018 pati 72 vdekje nga fruthi në Evropë krahasuar me 42 në 2017.