Në Teatrin “Dodona” sonte nga ora 19:30, rikthehet në Prishtinë për edicionin e 16-të “Tregime Pjeshkash”.
Tema e këtij viti është MEMENTO, çdo objekt ruan një kujtim.
Rrëfime që lidhen me objekte të zakonshme, të cilat ngadalë shndërrohen në dëshmi emocionale të asaj se kush kemi qenë, çfarë kemi dashur dhe çfarë kemi përjetuar. Sepse ndonjëherë, edhe objekti më i vogël mban brenda vetes një copë të tërë të së kaluarës sonë.