“The Man Who Stole Banksy” (Njeriu që vodhi Banksyn), dokumentar për artin e rrugës, që është dhënë premierë të premten në “Tribeca Film Festival” në New York, ngrit pyetjet nëse bota e artit është koprrace me politikën e Lindjes së Mesme.
Por filmi rreth heqjes dhe shitjes së grafitit që artisti anonim e realizoj në një mur në Betlehem, gjithashtu shërben për t’i dhënë fytyrë njerëzore një zone të trazuar, thotë regjisori Marco Proserpio, shkruan Reuters, përcjell sot Koha Ditore.
“Shumica e gjërave që kam parë për Palestinën po i pikturoj si viktima, jo vetëm viktima, por qenie jonjerëzore”, thotë regjisori italian. “Nuk është rrëfimi i përbashkët për Palestinën”, shton ai. “Vepra e Banksyt ishte rasti i duhur për t’i parë ato si qenie njerëzore”, thotë 33-vjeçari
Banksy, i cili punon në fshehtësi dhe veprat e të cilit janë paguar deri në vlera gjashtëshifrore nëpër ankand, udhëtoi në Betlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar në vitin 2007 dhe pikturoi gjashtë imazhe në vendlindjen e Jezusit.
Filmi fokusohet në një vepër – një gomar të zi i realizuar me sprej, dokumentet e të cilit kontrollohen nga një ushtar izraelit, një ironi për forcat izraelite të sigurisë – dhe si një ditë u zhduk nga muri.
Personazhi kryesor është shoferi i taksisë dhe një bodybilder amator, Walid the Beast, i cili me ndihmën e një biznesmeni të mirë lokal e ka hequr veprën dhe nxjerrë në eBay për 100 mijë dollarë.
Një koleksionist danez e bleu veprën, por deri më tani nuk ka qenë në gjendje ta restaurojë dhe ruhet si një mall evropian i larguar nga konteksti i tij origjinal i konfliktit izraelito-palestinez.
“Doja të hetoja pasojat e ndryshme të këtij veprimi”, thotë Proserpio.
Filmi, me narrator këngëtarin Iggy Pop, zhytet në pyetje të pronësisë, vjedhjes dhe shitjes së artit të rrugës, krijuesit e të cilëve kurrë nuk mund të shohin një qindarkë kur veprat e tyre publike merren nga privatët.
Përderisa veprat e Banksyt janë sensacione publike në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filmi tregon ambivalencë mes shumë njerëzve në Betlehem.
Banorët e moshuar janë të fyer, personifikimi i tyre si gomerë, që në shoqërinë palestineze kjo i bie sikurse të të quajnë idiot.
Në një moment në dokumentar, Walidi deklaron: “Banksy nuk mund të ndryshojë asgjë”.
Por dokumentari tregon efektin mbi palestinezët e gjeneratave të reja, të cilët e kuptojnë artin e rrugës dhe se pushtetit mund t’i drejtohen me shprehje individuale në konfliktet e vazhdueshme.
“Është në fakt një histori universale”, thotë Proserpio. “Është një nevojë primare për të shkruar në mure e për të komunikuar me njerëzit që ju rrethojnë”, thotë ai.