Tregtarët e vegjël në Korçë, protestë kundër TVSh-së

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 15:27 | Nga

Aplikimi i taksës së TVSh-së për biznesin e vogël në Korçë është shoqëruar me një protestë nga tregtarët të cilët kanë pezulluar aktivitetin për dy orë.

 “Është shumë e vështirë, do falimentojmë. Njerëzit nuk kanë, mundohemi t’i ulim në maksimum çmimet”, shprehen tregtarët.

“I bëjmë thirrje qeverisë që ta rishikojë pragun e TVSh-së, pra nga 2 milionë ta çojë në 10 milionë. Duke ulur TVSh-në nga 20% në 6% për produktet e shportës”, bëjnë thirrje ata.

Përgjysmimi i vlerës së TVSh-së për bizneset e vogla dhe ulja në masën 6% e TVSh për produktet e shportës, janë kërkesat e parashtruara nga tregtarët.

Tregtarët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestës, deri ne zgjidhjen e problemit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme