Tregtarëve u jepet 2 javë afat për t’i liruar hapësirat publike

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 12:40 | Nga

Shitësit ambulantë të Podujevës kanë më pak se dy javë afat për t’i liruar hapësirat publike me prodhimet e tyre. Ndryshe, ndaj të padëgjueshmëve Inspektorati ka paralajmëruar konfiskim malli dhe inicim të procedurave gjyqësore.

Nëpërmjet një njoftimi Komuna e Podujevës e ka dhënë si afat të fundit 18 qershorin kur duhet të vendosen të gjithë tregtarët në Tregun e Gjelbër, shkruan sot Koha Ditore.

“Njoftohen të gjithë shitësit ambulantë dhe subjektet e tjera se ndalohet ekspozimi, shitja e mallrave dhe produkteve të ndryshme në trotuare dhe hapësirat e tjera publike në qytet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës. “Lirimi i trotuareve dhe hapësirave publike, dhe vendosja e tregtarëve në Tregun e Gjelbër në Podujevë duhet të bëhet më së largu deri më 18.06.2018, përndryshe do të merren masa përkatëse ligjore, konfiskimi i mallrave dhe inicimi i procedurave gjyqësore”.

Në rast të mosveprimit, sipas këtij njoftimi, Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës bëjnë lirimin e hapësirave të cekura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme