Policia e Kosovës ka raportuar se është iniciuar lëndë ndaj 13 personave që kishin shkelur masat e Qeverisë së Kosovës për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Në Prizren pronari i një lokali është arrestuar në mbrëmjen e të dielës, pasi kishte organizuar muzikë live në lokalin e tij.
Po ashtu ka pasur disa raste të iniciuar rast ndaj personave për organizim të ahengjeve familjare. Një rast i tillë ishte në Prishtinë, një në Prizren, një në Pejë e një në Malishevë.
Madje për rastin në Prishtinë, Policia e Kosovës ka thënë se ishte mbledhur një numër i madh personash në ahengun familjar.