Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka folur mbi emërimin e Prokurorit të ri të Specializuar.
Kjo ndodhi pas emërimit të Jack Smith në postin e Prokurorit të Specializuar në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara gjykatëse, Ekaterina Trendafilova deklaroi se ai do të shërbejë për përmbushje të mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
“I ofroj z. Smith përgëzimet e mia të sinqerta me rastin e emërimit të tij dhe kam besim që përvoja e tij e gjatë në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, si në Shtetet e Bashkuara ashtu dhe në nivel ndërkombëtar, do të shërbejë për përmbushjen e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Do të kem kënaqësinë të krijoj marrëdhënie të frytshme pune me z. Smith dhe kam besim se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të bëjë përparim të mëtejshëm në drejtim të përmbushjes së mandatit të saj”, tha ajo, transmeton ktv.
Kryetarja Trendafilova shprehu gjithashtu mirënjohjen për punën e Kwai Hong Ip, Zëvendësprokurori i Specializuar, i cili ndërkohë bëri të mundur vazhdimësinë e punës në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.