Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren, Fidelma Donlon, mirëpritën sot zëvendësministrin e Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu dhe delegacionin e Kosovës në ambientet e DhSK-së për një vizitë.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “ndër temat që u diskutuan ishin skema e ndihmës juridike e DhSK-së, vizitat familjare të të paraburgosurve dhe lehtësimi i vizave në këtë drejtim. Gjithashtu u diskutua për kushtet e paraburgimit të cilat duhet të jenë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare”.
Më tej në njoftim, theksohet se delegacioni gjithashtu vizitoi ambientet dhe sallën e gjyqit.
Kjo vizitë vjen pas një takimi që Kryetarja dhe Administratorja e DhSK-së patën me Ministren e Drejtësisë së Kosovës në Prishtinë më 9 shtator 2021.