Një femër është goditur nga treni në fshatin Lutogllavë, komuna e Pejës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha se ende nuk dihet për gjendjen e vajzës dhe se detajet tjera rreth rastit do të publikohen më vonë.
Kujtojmë se para disa javësh treni kishte goditur për vdekje një femër në Klinë.