Kompania hekurudhore në Japoni ka kërkuar falje pasi një tren është larguar nga stacioni 25 sekonda mëherët, duke shënuar rastin e dytë të këtij lloji brenda një muaji.
Operatori ka thënë se “është i pafalshëm shqetësimi i madh që u kemi shkaktuar klientëve tanë”.
Sipas Japan Today, drejtuesi i trenit ka menduar se është dashur të largohet nga stacioni Notogawa në orën 7:11 në vend terminit 7:12.
Pasi ngasësi ka mbyllur dyert një minutë më herët ai ka kuptuar gabimin e tij duke u nisur drejt stacionit tjetër.
Meqë ai nuk ka parë udhëtarë të tjerë duke pritur është nisur duke arritur në stacionin e radhës 25 sekonda më herët.
Trenat japonezë njihen për një saktësi ekstreme prandaj disa persona kanë pritur ende trenin në fjalë.
Të njëjtit më pas janë ankuar te kompania e cila ka shfaqur shumë shpejt keqardhje për këtë lëshim.