Trepça 89 ka publikuar një falenderim pas eliminimit në kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Ky ekip ka falenderuar të gjithë përkrahësit e futbollit kosovar. Po ashtu, në falenderim thuhet se për “turpin” e djeshëm nuk do të ia falin asnjëherë vetes.
Më poshtë gjeni edhe falenderimin e plotë:
FALENDERIM Qytetar dhe Sportadashës Kosovar e Mitrovicas Na lejoni së pari të ju falenderojm për përkrahjen. I falenderohemi të gjithë atyre të cilët kanë qenë të angazhuar rreth organizimit të ndeshjes si: Policia e Kosovës, Njësisë së Zjarrfiksave, Kompanisë së Sigurimit, FFK-së, Emergjencës së Qytetit, Spitalit Amerikan, KEDS-it, Ujësjellësit, Posttelekomit, Mediave të Shkruara dhe Elektronike. Sa i përket organizimit dhe mbarëvajtjes gjithkah ka qenë e përkryer, kurse për TURPIN ne asnjëherë nuk do ta ja falim Vetvetes. Juve të Nderuar, të Respektuar Qytetar e Sportdashës nga thellësia e zemrës Ju kërkojmë falje. Me Respekt Kryesia e KF TREPÇA’89.