Trepça ’89 dhe Prishtina e provuan Evropën, por nuk kaluan mirë në paraqitjen e tyre të parë

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 09:16 | Nga

Viti 2017 i ka buzëqeshur vetëm në një aspekt futbollit kosovar, pasi edhe klubet janë lejuar të luajnë për herë të parë në garat ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Kosovës garoi në kualifikimet e botërorit “Rusia 2018”, por rezultatet e saj ishin zhgënjyese.

Përvojë hiç më të mirë nuk kishin as Trepça ’89 dhe FC Prishtina në gara evropiane.

Trepça ’89 ishte shpallur për herë të parë në histori kampion i Kosovës, që ia mundësoi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër Prishtina e kishte mbyllur kampionatin si e dyta. Prishtinasit shkuan në Evropë, pasi fituesi i Kupës, Besa e Pejës, edhe pse fitoi Kupën ndaj Llapit pas penalltive, nuk arriti t’i përmbush kriteret.

Mitrovicasit ishin eliminuar në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve nga ekipi gjysmëprofesionist i Ishujve Faro, Vikinguri.

Ky i fundit në shtëpi kishte fituar me rezultat 2-1, kurse në Mitrovicë pritej fitore e ’89-shit favorit, por në fund zhgënjeu me rezultat 1-4.

Me rezultat të përgjithshëm, 6-0, ishte eliminuar edhe FC Prishtina në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Prishtina përballë kishte klubin e famshëm suedez Norrkoping, që në shtëpi kishte fituar 5-0, kurse në Mitrovicë 0:1.

’89-shi dhe Prishtina kishin shkuar në Evropë si më të suksesshmet e kampionatit të kaluar, por mospërvoja dhe situata e kampionatit bëri që ato të mos kenë sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme