Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën , Marko Gjuriq do të qëndrojë sot për vizitë në Leposaviq ku do të diskutojë me përfaqësuesit e sindikatës dhe punëtorët serbë të “Trepçës”.
Kjo u bë e ditur në një komunikatë për media nga zyra e tij.
Poa shtu, bëhet e ditur se që nga miratimi i ligjit për gjigantin ekonomik “Trepça” nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësues të kësaj zyreje e kanë vizituar disa herë këtë kombinat.
Negociatorët serbë në Bruksel kanë kërkuar disa herë që çështja e këtij kombinati të diskutohet në dialogun në Bruksel, por Prishtina zyrtare e ka refuzuar një kërkesë të tillë duke theksuar se kjo pasuri i përket Kosovës,raportojnë mediat serbe.