Tretmanet e fytyrës që nuk guxoni t’i bëni shpesh

Prishtinë | 19 Shk 2023 | 22:15 | Nga

Tipi i lëkurës, gjendja e lëkurës, qëllimi i tretmanit, buxheti, mosha dhe cilësia e ajrit janë përcaktues se sa shpesh duhet të bëni tretmane të fytyrës.

Tretman nuk do të thotë pastrim klasik me avull, por bëhet fjalë për metoda të sofistikuara jo-invazive që nënkupton përkujdesje sa më të mirë me shërim shumë të shpejt.

Metodat e tilla janë pilingu me anë të kremrave, mikrodermabrazioni, terapia me dritë apo forma tjera jo shumë të kushtueshme, por shume efikase. Mesatarisht, tretmani një herë në muaj është ideal për dikë që kujdeset mirë për lëkurë, sipas farmacistit dhe magjistri i kozmetikës, Krenar Dobroshi nga Qendra “Estethica”.

Duke marrë parasysh që lëkura është një organ, sipas tij i duhen afërsisht 30 ditë qelizave të zhvendosen nga dermisi (shtresa e poshtme e lëkurës) në sipërfaqen e lëkurës apo epidermis, ku qelizat vdesin dhe gradualisht hiqen nga lëkura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme