Tri dështimet e Qeverisë së Kosovës në privatizim

Prishtine | 22 Qer 2016 | 08:20 | Nga Autor test

“Aktualisht ende është duke u zhvilluar procesi gjyqësor sa i përket pretendimeve të ish ofertuesit AXOS, dhe vetëm pas përfundimit të këtij procesi mund të flitet për planifikime të proceseve të tjera, përfshirë edhe çështjen e privatizimit të mundshëm”, ka shtuar Zeqiri.

Dështimi i Brezovicës

Postë Telekomi është njëri rrëfim, i mëhershëm. Por, një tjetër projekt ka dështuar së voni. Zhvillimi i qendrës turistike të Brezovicës është deklaruar i dështuar nga Qeveria e Kosovës, për shkak se konsorciumi i udhëhequr nga kompania franceze nuk ka arritur të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për zbatimin e projektit.

Dështimet në procesin e privatizimit, për Muhamet Mustafën, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, dëshmojnë se Kosova ka pasur një qasje të gabueshme dhe të papërgatitur në këto procese.

Të ngjashme