Zlatan Ibrahimovic thuhet se ka pranuar rikthimin te Milani, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme pritet të zyrtarizohet një gjë e tillë.
Ylli suedez ka mbetur pa kontratë, pasi ka vendosur të mos rinovojë me klubin nga Mayor League Soccer (MLS), LA Galaxy.
Ibrahimovic është lidhur me shumë klube të njohura evropiane nga Liga Premier dhe Serie A.
Megjithatë, shtatlarti suedez thuhet se ka pranuar kushtet e Milanit dhe është afër një rikthimi në San Siro.
Pas lajmeve të fundit mediat kanë filluar të merren me formacionet e mundshme të Stafano Piolit me Ibrahimovicin në krye të sulmit.
Ibrahimovic në kohën sa ishte lojtar i Milanit!
Në formacionin e parë, Ibra do të luante në partneritet me Suson dhe Hakan Calhanouglu, në të dytin me Rafael Leaon, ndërsa në të tretin së bashku me Krysztoft Piatek.
Më poshtë i keni tri formacionet e mundshme të Milanit me Ibrahimovicin:
Formacioni 4-3-3
Formacioni 4-3-1-2
Formacioni 4-4-2
/Telegrafi/