1) Me qellim qe te mos i mbeten meritat qeverise se kaluar, refuzuan blerjen e vakcinave me kohe, kjo u kushtoj me jete rreth 1 000 qytetareve te Kosoves. Besoj se heret a vone pergjegjesit do te japin llogari jo vetem para votuesit, po edhe para drejtesise.
2) Pa pike nevoje e shtruan gabimishte temen e te zhdukurve ne Bruksel, ku e pranuan nje marreveshje shume te poshter. Pranuan qe ti dorezojne arkivat inekzistente te UÇK-es sipas kerkeses se Serbise dhe keshtu Serbia i arriti dy fitore te medha. Se pari u mbyll qeshtja e te zhdukurve per 100 vjet, dhe se dyti Serbia arriti qe ta barazoj UÇK-en me forcat policore e ushtarake serbe sa u perket krimeve te luftes.
3) Krejte kot e dergoi policine ne Veri, keshtu e futi ne kurthe ku „qytetaret serb“ te organizuar nga Lista Serbe ne krye me ministrin Rakič arriten qe ti bllokojne ne te dy anet e rruges. Tani Vuqiqi luan me polic dhe me qeverine e masave pa tru cic-mic.
Dhe gabimet e tjera me siguri se do te pasojne sepse lideri i masave pa tru mendon vetem ne zgjedhje e radhes e jo ne forcimin e shtetit te Kosoves.
Nje fitore shume e madhe per Serbi do te ishte premtimi i Kurtit se do ta akuzoj Serbine per gjenocid. Keshtu Serbia do ta arrinte edhe nje fitore te madhe kunder ketyre praktikantave te cilet jo se nuk i njohim flamujte e shteteve, po zevendeskryeministrja e ministresha e puneve te jashtme zonja Schwarz, nuk e din as cilat shtete jane anetare te BE e NATO-se.