Milani duket se do t’i bëjë disa ndryshime në afatin kalimtar të janarit.
Rossonerët duan t’i largojnë disa lojtarë në afatin e dimrit dhe të fokusohen në transferimet e verës të vitit 2020.
Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, nga Milani pritet të largohen tre lojtarë qysh në dimër.
Ricardo Rodriguez, Franck Kessie dhe Suso, janë në listën e lojtarëve që pritet të largohen nga skuadra italiane në afatin që po vije.
Shumë skuadra nga Liga Premier thuhet se janë të interesuara për anësorin spanjoll.
Ndërsa për mbrojtësin zviceran, skuadra nga Gjermania e duan rikthimin e tij në Bundesligë, pasi në të kaluarën ishte te Wolsburgu. /Telegrafi/