Tri leksione për kompanitë nga Kanye West

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 11:18 | Nga

Historia e suksesit të rapperit dhe producent të ri nga Çikago është një shkallë që hap pas hapi e ka ndihmuar të jetë Kanye që njohim sot.

Sipërmarrësit dhe biznesmenët mund të përfitojnë nga tre mësimet e mëposhtme nga trajektorja e West:

1. Të fusësh njërën këmbë brenda

Kanye West mund të ishte një prodhues i talentuar. Por ai aspiroi të bëhej një rapper dhe u përball me shumë pengesa përgjatë rrugës. Ai nuk i përshtatej stereotipit të rapperëve të kohës. Në një epokë të dominuar nga bluzat jersey të basketbollit dhe kapelet e bejsbollit, West shëtiste në periferi të Çikagos, i veshur me Ralph Lauren dhe Louis Vuitton.

Siç tregoi në albumin e tij të parë, të tjerët më “shihnin mua si të çmendur, sepse unë nuk vishja jersey.” Edhe pse West ishte duke prodhuar muzikë kryesisht për Roc-A-Fella, ai erdhi pranë nënshkrimit me Capitol Records. Por ajo marrëveshje u anullua në minutën e fundit.

CEO i Roc-A-Fella, Dame Dash përfundimisht nënshkroi me kompaninë e West, kryesisht nga frika e humbjes së tij. West filloi të punojë me artist si Scarface, Talib Kweli, Alicia Keys, Mos Def dhe të tjerët në fillim të viteve 2000.

Në tetor të vitit 2002, West pësoi një aksident rrugës për në shtëpi nga një sesion regjistrimi natën vonë në Los Anxhelos. Me nofullën e tij të thyer dhe gojën e tij të mbyllur, ai regjistroi “Through The Wire”, i cili u bë një super hit. Në dhjetor, ai lançoi një mixtape “Get Well Soon.”

West tani po merrte vëmendjen e shumë kërkuar, jo vetëm si një prodhues i talentuar, por dhe si një rapper i talentuar. Pas një viti pune dhe përkrahje të plotë nga kompania, West lançoi në shkurt të vitit 2004 albumin e guximshëm The College Dropout që mori shumë brohoritje.

Nënshkrimi me një kompani si producent nuk ishte ajo që ai donte. Ai mund të kishte thënë jo dhe të vazhdonte të ndiqte një marrëveshje si rapper. Por ai zgjodhi të përdorte mundësinë për të filluar dhe për të punuar për t’a bërë muzikën e tij edhe më të mirë. Ai pranoi shansin e vogël për të shërbyer si një prodhues dhe e shndërroi atë në hapin e parë të realizimit të një karriere të suksesshme rapi me potencial të madh.

2. Kërko ndihmë

Dashuria e Kanye West për Kanye West është e dokumentuar kudo. Ndërsa arroganca e tij e dukshme mund të ketë bezdisur disa njerëz, vetëvendosja dhe këmbëngulja e tij kontribuan në suksesin dhe ndikimin e tij në botën e muzikës. Por edhe dikush aq i sigurt në vetvete si West di kur të kërkojë ndihmë.

West kërkoi ndihmë nga producenti i filmit Jon Brion për prodhimin e albumit Late Registration në vitin 2005. Brion, i njohur për punën e tij muzikore në Eternal Sunshine of the Spotless Mind dhe When the Pawn të Fiona Apple.

“Puna tuaj e dytë, kjo është koha përfundimtare për të mos dështuar në formulën e suksesit, apo jo?” tha Brion. “Dhe ai më merr mua – një djalë që kurrë nuk ka bërë këngë hip-hop në jetën e tij – dhe më jep gjysmën e frenave? Ai nuk është aspak egocentrik. ”

Late Registration fitoi brohoritje kritike, me Rolling Stone që i dha Late Registration vendin më të lartë në listën e “Best of 2005”.

Shpesh sipërmarrësit kanë frikë të kërkojnë ndihmë. Por nëse Louis Vuitton Don (nofka e Kayne West) nuk ka turp të kërkojë, pse jo?

3. Mos u rehato shumë

Dy albumet e vlerësuara në mënyrë kritike e vendosën West në majë të poleve të totemit dhe tani ai e kishte më të lehtë të pushonte i lumtur në arritjet e tij.

Në biznes është e rrallë që një “qen” i lartë të revolucionarizojë ose të përtërihet rregullisht. Por në hip-hop dhe veçanërisht për dikë si Kanye West, është e nevojshme të përtërihesh për të qëndruar i rëndësishëm.

West solli risi të veçanta në këtë zhanër. Ai ishte një nga të parët që injektoi mostrat e shpirtit në hip-hop-in e zakonshëm dhe sapo u bë status quo në prodhim, ai u zhvendos në tingujt e harlisur, kinematografik të Late Registration dhe vazhdoi këtë revolucion të këngës me lançimet e tij të mëvonshme.

Pra nga Kanye West ne mund të mësojmë rëndësinë e besimit dhe bindjen për të krijuar diçka të veçantë.

Të hedhësh hapin, të kërkosh ndihmë dhe të mos mjaftohesh me pak, janë 3 leksione të rëndësishme për këdo që synon të ketë një jetë të suksesshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme