Të gjithë ndërmarrësit dëshirojnë suksesin por vetëm ata të cilën janë të gatshëm të dështojnë e arrijnë atë.
Nëse ka ndonjë temë e cila i bën ndërmarrësit të vazhdojnë, është dallimi në mes bisedës dhe përpjekjeve për ndërmarrësinë.
Njerëzit të cilët kanë kaluar vite pa pushuar fare për të ndërtuar një kompani të suksesshme, nuk janë të kënaqur kur ‘’udhëheqësit e zgjuar’’ të cilët mezi kanë ndërtuar diçka japin këshilla.
Ata nuk kanë qëllime të këqija, në fakt disa prej ndërmarrësve më të suksesshëm mundohen të jenë të dobishëm për komunitetin dhe të ndajnë ato që kanë mësuar përgjatë rrugës. Ata vetëm ngrisin vetullat, sikur të duan të thonë: “Duhet të përjetosh edhe shumë gjëra para se të thërrasësh veten ndërmarrës”.
Unë së fundmi fola me një ekspert të ndërmarrësisë të quajtur Andy Frisella. Ai është kryeshefi ekzekutiv i një suite të suksesshme shëndeti dhe i kompanive të fitnesit, njëra prej të cilave është 1st Phorm International, një markë gjigante e cila ka rrënjë të thella në fitnesin e komunitetit në media sociale. Ai është gjithashtu prezantuesi i një emisioni të suksesshëm, Projekti MFCEO, në të cilin ai tregon mësimet e vështira të ndërmarrësisë që duhet të mësohen përgjatë rrugëtimit të tyre për të ndërtuar një kompani të suksesshme.
Nëse shikojmë para dy dekadave do të gjejmë paraardhësin e 1st Phorm: dyqanin Supplement Superstore, të cilin Frisella e ndërtoi nga zeroja dhe e drejtoi për shumë vite.
Këtu janë tri mësime që Frisella mësoi nga posedimi i një lokacioni të Supplement Superstore në kompani të shumta të cilat fitojnë mbi 100 milion dollarë në vit.
Filloni
Problemi i parë më i zakonshëm që shumica e ndërmarrësve hasin në të është paraliza e analizës, më e njohur si ‘’pritja për kohën e përsosur’’. Epo, e dini çfarë, koha e përsosur nuk ndodh asnjëherë.
Nganjëherë jeni lartë, nganjëherë poshtë. Nganjëherë nuk e dini përgjigjen. Ndërmarrësit janë zgjidhës profesionist të problemeve, dhe ju gjeni probleme për të zgjidhur duke bërë vazhdimisht gjëra të reja.
Ky është një koncept i thjeshtë, por jo i lehtë për t’a ekzekutuar, veçanërisht për ndërmarrësit ambicioz. Shumë të rinj bien në kurthin e planifikimit. Ata duan t’a kuptojnë të gjithën, që të sigurohen për suksesin e projektit të tyre para se të fillojnë.
Tregimi i Frisella, pothuajse çdo ndërmarrës i suksesshëm sfidon atë mentalitet. Ju duhet të shkoni përpara për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.
Suksesi ka të bëjë me rrugëtimin, jo me atë se sa të pasur bëheni
‘’Kur isha më i ri, dukshëm, kisha idenë e njëjtë të suksesit si çdo adoleshent tjetër në të 20-tat e tij’’, tha Frisella. ‘’Dëshiroja të isha i pasur. Dëshiroja të kisha një shtëpi të mirë, një makinë të mirë, të bëja gjërat e këndshme që ‘’turma’’ bënte. Mendoj se kur je i ri, është e natyrshme të mendoni këto, dhe nuk ka asgjë të keqe këtu.
‘’Por unë jam në një pikë kur nuk mendoj se kjo është një sukses. Mendoj se suksesi është transformuar për mua, dhe ka të bëjë më shumë për përmbushjen e potencialit se sa me gjëra materiale’’.
E vërteta është se, suksesi me të vërtetë ka të bëjë me rrugëtimin. Lëvizjet potenciale në shkallën rrëshqitëse, dhe kur jeni të rinj, potenciali juaj është ende disi i turbullt dhe i kufizuar, sepse nuk keni kapur ende atë që është e mundur. Por përderisa filloni të fitoni përvojë, përderisa bëni gabime dhe mësoni gjatë kohës, potenciali juaj zgjerohet.
Tani keni një hapësirë më të madhe për të mbushur. Dhe në fund, nuk do të përmbushni kurrë potencialin e plotë sepse është diçka që zgjerohet gjithmonë.
Mos shmangni dështimin, pranojeni atë
Mësimi i fundit që tregoi Frieslla është se është e rëndësishme të mos shikoni ndonjë ngjarje si dështim. Por, shikojeni atë si një përvojë.
Shumë njerëz tjerë të suksesshëm, nga Bill Gates dhe Winston Churchill dhe Thomas Edison, kanë bërë deklarata të ngjashme, dhe dëgjimi i këtyre klisheve mund t’a bëjë një të ri të rrotullojë sytë.
Ky mësim është klishe për një arsye. Nëse shikoni diçka si dështim, keni më pak gjasa të mësoni prej saj, dhe më pak gjasa për të parë mundësitë e reja që lindin nga ajo derë e mbyllur.