Tri raste të reja me Coronavirus në veri të Kosovës

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Në veri të Kosovës janë shtuar edhe 3 raste të reja pozitive me virusin COVID-19. Një gjë të tillë e ka konfimuar specialistja e epidemiologjisë, Desanka Novakovic.

Novakovic ka thënë se 2 persona janë nga veriu i Mitrovicës dhe një nga Leposaviqi, raporton Radio KontaktPlus.

“Kemi një javë të vështirë përpara sepse kemi numër më të madh të të infektuarve”, ka thënë Novakoviq.

Megjithatë ajo ka potencuar se nuk ka asnjë doktor të infektuar me COVID-19 deri në këto momente në veri të Mitrovicës.

Deri tani 72 raste të infektuar me COVID-19 janë regjistruar në veri të Kosovës, derisa janë shënuar edhe 2 vdekje, një në veri të Mitrovicës dhe një në Leposaviq.Janë kryer gjithësejtë 585 testime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme