Gjatë 24 orëve të fundit në stacionin policor në Prishtinë janë raportuar tri raste të vjedhjes së rëndë, ku njëra prej tyre ka ndodhur në Kampusin Univeritar të Prishtinës.
Në rastin e parë policia njofton se persona të panjohur kanë vjedhur në një lokal para të gatshme dhe gjësende tjera.
Në rastin tjetër dyshohet se një femër ka vjedhur stoli ari. Kurse në rastin e tretë në Kampusin Universitar viktimës mashkull i është vjedhur një telefon.
Rastet e plota sipas raportit të policisë:
Prishtinë 27.01.2021 – 06:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur pasi i kanë hapur me forcë lokalin, i cili ofron shërbime postare kanë vjedhur para të gatshme dhe gjësende tjera si dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin.
Prishtinë NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë e tij, dyshohet se e dyshuara femër kosovare ka vjedhur stoli ari . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Kampusi Universitar, Prishtinë 27.01.2021 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njëjti ja kishte vjedhur një telefon viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar telefoni dhe i njëjti ju është kthyer viktimës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.