Tri shkolla të Ferizajt pa ngrohje ditën e parë të mësimit

Ferizaj | 17 Jan 2017 | 10:04 | Nga

Komuna e Ferizajt ka nisur gjysmëvjetorin e dytë të procesit mësimor pa përgatitje teknike derisa në shkollën “Gjon Serreçi” në qytet, pastaj në atë “Abetarja” në Softaj dhe në shkollën “Besim Rexhepi” në Komogllavë paralelja në lagjen “Llugaj”, gjatë së hënës, është zhvilluar pjesërisht mësimi si pasojë e mungesës së ngrohjes.

Në objektin trekatësh të ShFMU “Gjon Serreçi” të Ferizajt, si pasojë e temperaturave të ulëta është ngrirë uji i sistemit të ngrohjes qendrore derisa përgatitjet teknike nuk janë bërë një ditë më herët, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë, disa paralele e kanë humbur procesin mësimor derisa stafi i shkollës është duke bërë përpjekje për rregullimin e defekteve.

Ndërkaq, Muhamet Halili, drejtor i Arsimit i Ferizajt, ka thënë se në të gjitha shkollat e kësaj komune ka nisur procesi mësimor, por me disa telashe dhe defekte të vogla, të cilat do të përmirësohen gjatë ditës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme