Tri skuadrat e mëdha angleze pas Dembeles

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 09:03 | Nga

Moussa Dembele mund të rikthehet përsëri në Angli. Sulmuesi francez ka shkëlqyer këtë edicion tek skuadra skoceze Celtic Glasgow.

Paraqitjet e mira të tij kanë bërë që edhe vlera të ngritët dukshëm në tregun e transferimeve.

Kësisoj për ta lënë të lirë futbollistin 20-vjeçar, Celtic është duke kërkuar rreth 40 milionë euro.

Tri skuadrat e mëdha angleze, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë të interesuara për yllin e ri francez.

Në 22 ndeshje në të gjitha garat, Dembele ka shënuar 15 gola këtë edicion dhe ka dhuruar edhe asistime për bashkëlojtarët e tij.

Kujtojmë që talenti francez është dalë nga akademia e PSG dhe u transferua në Celtic nga skuadra londineze Fulham.

Të ngjashme