Tri vetura të përfshira në aksidentin në hyrje të Prizrenit, policia po bën përpjekje për lirimin e rrugës

| 10 Gus 2021 | 17:39 | Nga

Tri vetura janë përfshirë në aksidentin në hyrje të Prizrenit, në të cilin një veturë përfundoi mbi rrethojat e rrugës. Policia ka konfirmuar për Express se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Gjithashtu policia po bën përpjekje për lirimin e rrugës, pasi janë shkaktuar kolona.

Këto informacione i dha për Express zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në këtë aksident janë të përfshira tri automjete, sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes nuk ka persona të lënduar, vetëm ka dëme materiale. Njësia e trafikut rajonal po merret me shkaqet e aksidentit, po ashtu po bëjnë përpjekje për lirimin e rrugës”, tha Gashi.

Të ngjashme