Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim prej tre vjetësh dhe gjobë prej 1 mijë e 200 euro të akuzuarin K.A, për veprën penale “Grabitje.
Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ku thuhet se gjykata me aktvendim të veçantë, të akuzuarit K.A i ka vazhduar masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë.
“Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se të akuzuarit K.A, nuk mund t’i vazhdohet paraburgimi më shumë sesa vendimi i marrë.