Tri vjet pas blerjes, aparati i Angiografisë i dorëzohet Kardiologjisë Invazive

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 14:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kardiologjinë Invazive pas tri vitesh që nga koha kur është blerë ka arritur aparati i Angiografisë, investim 2.6 milionë eurosh i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se ky investim është tejet i rëndësishëm për pacientët. Ismaili bëri të ditur se aparatura të reja do të sigurohen edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Është për keqardhje që për shkak të keqmenaxhimeve të këtij sektori, angiografi në vlerë prej 2.1 milionë eurosh, i blerë nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 me paratë e qytetarëve tanë, është vonuar kaq gjatë”.

“Si pasojë, mijëra pacientëve kosovarë u është mohuar shërbimi cilësor shëndetësor dhe në Kardiologjinë Invazive janë krijuar lista të gjata të pritjes. Sidoqoftë, ne nuk kemi zgjedhur rrugën e ankesave, të baltosjes e as të hedhjes së fajit”.

“Ne kemi zgjedhur që të bëjmë reforma, edhe nëse kjo nënkupton rregullim i keqmenaxhimeve të së kaluarës”.

Basri Sediu, drejtori i ShSKUK-së tha se kjo aparaturë bën identifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve koronare.

Sipas Sejdiut, pacientët do të mund të trajtohen nga kjo aparaturë qysh në fillim të muajit nëntor.

Ai më tutje bëri të ditur se me funksionalizimin e kësaj aparatura lista prej 300 pacientëve të cilët presin për marrjen e shërbimeve  do të hiqet.

“Është angiografi i dytë i ri është fjala e fundit e teknologjia për Kardiologjinë Invazive. Një aparat ekziston ndërsa aparati i dytë me performancë shumë më të përsosur është një aparat që bën identifikimin e sëmundjeve koronare por edhe trajtimin e tyre. Bëhen stenimet koronografitë”.

“Ajo që është e mira është se pritet të mjeket lista e pritjeve për koronografi e cila është disa muaj ndërsa me dy aparate do të jetë shumë më lehtë të punohet”.

“Fillimi i nëntorit nuk do të merr shumë kohë është përgatit hapësirat dhe tash vetëm montimi është çështje jave. Me këtë sallën e dytë po them ka filluar epokë e re sepse do ta mjeket lista e pritjes njëkohësisht do të jepen edhe shërbime shumë më cilësore sa i përket sëmundjeve koronare”.

 

Të ngjashme