Ndërkohë që ka shumë produkte kozmetike që janë të efektshme për lëkurën e përdoren në mënyrë sipërfaqësore, ka edhe disa suplemente e ushqime që ndihmojnë lëkurën të mos dëmtohet.
Dietologia Jennifer Hanaway ka treguar për “MindBodyGreen” tri vlera ushqyese që ajo i këshillon për lëkurë të pastër.
Hanaway ka shpjeguar se pas arritjes së moshës 20-vjeçare, trupi ul nivelin e prodhimit të kolagjenit.
Kolagjeni ofron mbështetje për strukturën e lëkurës, muskujt dhe eshtrat. Njerëzit mund të rrisin prodhimin e kolagjenit duke konsumuar me shumë aminoacide, ndërtueset e proteinës.
Sipas dietologes, konsumimi i 100 deri ne 200 gramë proteinë në ditë, do të ishte mënyrë e mirë për të filluar.
Acidi yndyror omega3
Ndërkohë që njerëzit plaken, barriera e lëkurës dobësohet. Këtë e shkaktojnë faktorët e brendshëm trupor si stresi, i cili rrit inflamacionin. Mungesa e vlerave ushqyese e dëmton lëkurën sikurse edhe faktorët e jashtëm dëmtues si ajri i ndotur dhe ekspozimi në diell pa faktor mbrojtës.
Kirurgu plastik, Anthony Youn ka thënë se konsumimi i ushqimit që përmban vlera ushqyese është esencial kur bëhet fjalë për lëkurë të shëndetshme.
“Konsumimi i ushqimeve që janë të pasura më acidin yndyror omega3, përveç që i ndihmon lëkurës, i ndihmon edhe trurit”, ka thënë ai.
Studime të ndryshme kanë treguar se suplementet me omega3 i ndihmojnë lëkurës kundër inflamacioneve.