Triumfi në kampionatin botëror “Rusia 2018” ka kthyer francezët, pesimistët e mëdhenj në optimistë, por nuk ka rritur popullaritetin e presidentit Emmanuel Marcon, tregoi një sondazh të martën.
Rreth 62 për qind të francezëve të anketuar nga instituti “Odoxa” më 16 korrik, një ditë pas triumfit të Përfaqësueses së Francës ndaj Kroacisë 4:2 në finalen e botërorit, thanë se tani janë më optimistë për të ardhmen. Në muajin mars të vitit 2016, kur instituti “Odoxa” kishte bërë të njëjtën pyetje, 53 për qind të francezëve ishin deklaruar pesimistë, transmeton Koha Ditore.
Rreth 82 për qind të francezëve janë të bindur se triumfi i Francës në botëror do të nxitë rritjen e moralit kombëtar, 74 për qind besojnë se do të përmirësojë imazhin e shtetit jashtë dhe 39 për qind kanë pranuar se ky sukses do të ketë ndikim në moralin e tyre, ka thënë instituti “Odoxa”.
Megjithatë, titulli i dytë i Francës pas atij të botërorit 1998 nuk e ka rritur popullaritetin e presidentit Macron, me gjithë fotografitë ku 40-vjeçari shihej duke festuar si i çmendur pas çdo goli që ekipi i Didier Deschampsit shënonte kundër Kroacisë.(