Tronditet Britania, Princ Philip përmbyset me makinë

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Princi Philip është përfshirë në një aksident me makinë teksa hynte në rezidencën mbretërore të Sandringham, në Britaninë e Madhe, por fatmirësisht ka mbetur i padëmtuar.

Sipas lajmit të bërë publik nga Buckingham Palace, 97-vjeçari, bashkëshorti i mbretëreshës Elisabetta ishte në bordin e një veture e cila është përplasur me një tjetër mjet.

Duka i Edimburgut ishte në drejtimin e një Range Rover dhe po dilte nga një rrugë me pemë kur ndodhi aksidenti.

Sipas dëshmitarëve okularë, makina me të cilën duka po lëvizte u përmbys.

Dëshmitarët okulistë thanë se ndihmuan princin të dilte jashtë automjetit. Ai ishte i vetëdijshëm por “shumë, shumë i tronditur” shtuan ata shkruan bw.

Korrespondenti mbretëror i BBC Nicholas Witchell shtoi se dy persona në automjetin tjetër u trajtuan për lëndime të lehta, sipas raporteve nga Policia Norfolk.

https://www.youtube.com/watch?v=x8HMAvAolQk

Të ngjashme