Tronditet Turqia: Një person e vret 27-vjeçaren, i djeg trupin dhe e fut në fuçi me beton

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Një 27-vjeçare u vra në formë makabre nga ish i dashuri. Ngjarja e rëndë ka tronditur të gjithë Turqinë, madje vrasja e të resë ka bërë që të nisin protesta masive, ku vajza dhe gra kanë kërkuar respektimin e jetës dhe të drejtave të gruas.

Viktima është Pinar Gultekin, 27 vjeç dhe jetonte në Mugla të Turqisë. E reja para disa ditësh u raportua e zhdukur dhe autoritetet vendase nisën kërkimin e saj. Një ditë më parë policia gjeti trupi e pajetë të Pinar, brenda një fuçie të mbushur me beton dhe të fshehur në një pyll në Menteshe.

Mediat turke raportojnë se e reja është vrarë e ish i dashuri, shtetasi Cemal Metin, i cili më parë e ka dhunuar me mjete të forta dhe më pas e ka mbytur 27-vjeçaren me duart e tij. Gjithashtu ata raportojnë detaje të frikshme, ku shkruajnë se pas vrasjes ai e ka djegur trupin e pajetë të të resë dhe e ka futur në një fuçi. Më pas ai e ka mbushur fuçinë me beton dhe e ka fshehur atë në pyll.

Vetëm ditën e djeshme policia ka arritur të gjej fuçinë që mbante brenda trupin, e copëtuar dhe të ngrirë në beton, të 27-vjeçares. Pak orë më pas ata kanë arrestuar edhe autorin e dyshuar, i cili ishte ish i dashuri, i identifikuar si shtetasi Cemal Metin, i martuar dhe me fëmijë. Pasi është shoqëruar dhe marrë në pyetje nga autoritetet mësohet se ai e ka pranuar krimin e rëndë.

“Kam pasur një lidhje me Pinar. Ajo më kërcënonte vazhdimisht se do i tregonte gruas sime dhe më kërkonte para. Më kërkoi para edhe atë ditë. Do ja jepja, por u nevrikosa dhe e vrava i acaruar”, ka deklaruar vrasësi i 27-vjeçares.

Vrasja e Pinarit ka shkaktuar reagime të ashpra në të gjithë Turqinë, duke përfshirë artistë të famshëm dhe politikanë. Së fundmi ministrja Zehra Zumrut Selcuk deklaroi se do të sigurohet që Cemal Metin do të marrë dënimin më të rëndë për vrasjen makabre.

Të ngjashme