Tronditi Francën për dekada të tëra, zbulohet vrasësi serial, një ish-ushtarak

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Për vite me radhë, krimet e një vrasësi të njohur serial, u hetuan nga një skuadër e madhe në kryeqytetin francez.

Por tashmë hetimet kanë marrë një drejtim tjetër. Një ish-oficer i policisë ushtarake ka zbuluar në një letër të lënë përpara se të vetëvritej se ishte pikërisht ai vrasësi i njohur me nofkën “Le Grele” (Njeriu me shenja).

Mes rreshtash, ish-ushtaraku François V pranon përgjegjësinë për vrasjet që tronditën Parisin nga vitet 1980-1990.

Testet e ADN duhet të konfirmojnë ende nëse François është “Le Grele”, por rrëfimi i tij mund të çojë në mbylljen e një prej dosjeve më të vështira në Francë.

Vrasësit që trembte çdo francez në ato vite iu vendos emri në bazë të fytyrës së tij, e cila ishte e mbushur me akne. Mes krimeve më të rënda për të cilat ai akuzohet është vrasja e një 11 vjeçareje. Ajo u shpall e humbur në vitin 1986 në qytetin e Fontainebleau. Trupi i saj më pas u gjet në qilarin e apartamentit ku jetonte.

Ndërkohë që shumë pak të dhëna kanë dalë për ish-oficerin, Le Parisien raporton se François V ishte një 59 vjeçar, pjesë e policisë së ushtrisë franceze. Në mesazhin e tij të fundit ai tregon sipas gazetës se në vitet kur kreu vrasjet nuk ishte në gjendje të mirë mendore.


Të ngjashme