Në Spitalin Regjional “Isa Grezda” në Gjakovë, janë të shtrirë 11-të pacientë me COVID-19, dhe të gjithë janë nga Shqipëria.
Gjendja e tyre sipas drejtorit të këtij spitali, Hilmi Shala është stabile ndërsa për Klan Kosova ai tha se që tri javë ka vetëm pacient nga andej kufirit, njofton Klankosova.tv.
Falënderues për tretmanin e marrë këtu janë edhe banorët nga rrethi i Tropojës.
Gjatë gjithë pandemisë, në Gjakovë dhe Prizren ka pasur pacientë që shkaku i afërsisë me spitalet në Kosovë, janë trajtuar nëpër këto qendra shëndetësore.