Trump akuzon Kinën për prishje të marrëveshjes

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Kina nuk i qëndroi marrëveshjes në bisedimet tregtare duke shfaqur shenja kërcënimi në prag të negociatave të dy palëve.

Presidenti Trump u zotua të premten se do të dyfishonte tarifat në produkte kineze me vlerë 200 miliard dollarë raporton BBC.

“Ata prishën marrëveshjen… Ata nuk mund ta bëjnë këtë kështu që do ta paguajnë,” tha Trump përpara mbështetësve të tij në një fjalim elektoral në Florida.

Në rast se palët nuk do të arrijnë një marrëveshje Trump u shpreh se “nuk ka asnjë problem nëse përfitojmë më shumë se 100 miliard dollarë në vit”.

Këto komente vijnë pas deklaratës së Pekinit se do të kundërpërgjigjej me “kundër masa të nevojshme” nëse SHBA do të rriste tarifat për produktet kineze.

Pavarësisht këtyre deklaratave të dy palët do të zhvillojnë negocimet të enjten në SHBA.

Së fundmi dukej se SHBA dhe Kina do të arrinin në një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës tregtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme