Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi emërimin e Richard Grenell, zëdhënës i misionit amerikan në OKB gjatë administratës së George W. Bush, në postin e ambasadorit në Gjermani.
Mbështetës i Trump, haptazi homoseksual, Richard Grenell, 50 vjeç, kishte punuar për ekipin e fushatës së Mitt Romney gjatë presidencialeve të vitit 2012.
Por Grenell nuk është i vetmi funksionar i lartë i epokës Bush që rikthehet. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar emërimin e Kenneth Juster, ish-funksionar i lartë në administratën Bush si dhe këshilltar ekonomik i Trumpit, në postin e ambasadorit në Indi.
Këto emërime pritet të miratohen nga Senati ku republikanët kanë një maxhorancë të thjeshtë.