Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se beson se ka një “shans të mirë” për të arritur një marrëveshje me Iranin të hënën.
Një gjë e tillë pritet të ndodhë përpara afatit të tij që Teherani të rihapë Ngushticën e Hormuzit ose të përballet me bombardime të rënda.Mendoj se ka një shans të mirë nesër, ata po negociojnë tani”, i tha presidenti një gazetari të Fox News, shkruan abcnews.al.
“Nëse ata nuk arrijnë një marrëveshje dhe shpejt, po mendoj ta hedh në erë gjithçka dhe të marr naftën”, shtoi ai.
Më herët të dielën, Trump tha në një postim në rrjetet sociale me fjalë të ashpra se SHBA-të do të synojnë termocentralet dhe urat e Iranit të martën nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet.Ai i quajti liderët iranianë bastardë të çmendur dhe tha se nëse nuk e hapin rrugen tregtare, do të përballen me ferrin.