Trump konfirmon zyrtarisht samitin me Kim Yong un

Mandatory Credit: Photo by Evan Vucci/AP/REX/Shutterstock (9896574k) President Donald Trump listens as he meets with Japanese Prime Minister Shinzo Abe at the Lotte New York Palace hotel during the United Nations General Assembly, in New York Trump, New York, USA - 26 Sep 2018
Prishtinë | 10 Shk 2019 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Donald Trump tha të premten se diplomatët amerikanë kishin pasur një “takim shumë produktiv” me zyrtarët e Koresë së Veriut, ndërsa njoftoi se samiti i tij i radhës me udhëheqësin e Penianit, Kim Jong Un, do të mbahej në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

“Përfaqësuesit e mi sapo kanë dalë nga Koreja e Veriut, pas një takimi shumë produktiv dhe është caktuar një datë për Samitin e dytë me Kim Jong Un. Takimi do të zhvillohet në Hanoi, kryeqyteti i Vietnamit, më 27 dhe 28 shkurt”, tha Trump në Twitter.“Unë pres që të shoh Kryetarin Kim & avancimet e bëra në drejtim të paqes në rajon”, tha ai. Më parë këtë javë, Trump njoftoi datat për samitin e dytë me Kim dhe tha se do të mbahet në Vietnam, por qyteti nuk ishte zbuluar.            

Stephen Biegun, përfaqësuesi special i SHBA-ve për Korenë e Veriut, mbajti tri ditë bisedime në Penian, për t’u përgatitur për samitin, tha të premten Departamenti i Shtetit. Ai tha se Biegun kishte rënë dakord me homologun e tij Kim Hyok Chol të takoheshin përsëri përpara samitit.Në bisedimet e tyre në Penian, nga e mërkura deri të premten, Biegun dhe Kim Hyok Chol “diskutuan për avancimin e angazhimeve të Presidentëve Trump dhe Kim, në samitin e Singaporit, drejt denuklearizimit të plotë, transformimit e marrëdhënieve SHBA-DPRK dhe ndërtimit të një paqeje të qëndrueshme në Gadishullin Korean”, tha Departamenti.

Deklarata e saj, e cila i referohej Koresë së Veriut me akronimin për emrin e saj zyrtar, Republika Popullore Demokratike e Koresë, nuk dha asnjë shenjë të ndonjë përparimi në bisedime.

Të ngjashme