Trump mbërrin në darkën e liderëve të NATO-s

Prishtinë | 07 Kor 2026 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në darkën e liderëve të NATO-s, ku u prit nga udhëheqësi i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kompleksin presidencial në Ankara.

Pasi eci përgjatë qilimit me roje nderi ushtarake, Trump shtrëngoi duart me Erdoganin e pastaj foli edhe me gruan e tij, raporton Sky News.

Trump u takua me Erdoganin edhe përpara samitit, kur ai njoftoi se ShBA do të heqin sanksionet ndaj Turqisë.

Duke folur para gazetarëve, Trump e lavdëroi vazhdimisht Erdoganin, duke thënë se ai kishte “kimi” me të dhe se marrëdhënia me Ankaranë nuk ka qenë kurrë më e mirë.

Të ngjashme