Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar sot një seri postimesh në platformën Truth Social, të përqendruara në mbrojtjen e luftës në Iran dhe duke kritikuar mbulimin e saj. Trump ka bërë katër postime brenda rreth një ore.
Në postimin e parë, Trump tha se marrëveshja për të cilën po punon administrata e tij do të jetë shumë më e mirë se marrëveshja bërthamore që ish-presidenti Barack Obama arriti me Iranin në vitin 2015, megjithëse nuk dha detaje se si do të ndryshonte ndjeshëm, raporton NBC News.
“MARRËVESHJA që po bëjmë me Iranin do të jetë SHUMË MË E MIRË se JCPOA, e njohur zakonisht si ‘Marrëveshja Bërthamore me Iranin’, e hartuar nga Barack Hussein Obama dhe Joe Biden i përgjumur, një nga marrëveshjet më të këqija të bëra ndonjëherë që lidhen me sigurinë e vendit tonë. Ajo ishte një rrugë e sigurt drejt armës bërthamore, gjë që nuk do të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë me marrëveshjen për të cilën po punojmë” shkroi Trump në atë postim..