Trump mohon se inteligjenca e njoftoi për komplotet ruse në Afganistan

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Shefit të Shtëpisë së Bardhë nuk po i beson inteligjenca amerikane.

Ky institucion i rëndësishëm i sigurisë shtetërore nuk i tregoi  Donald Trumpit,  se Rusia pagoi talebanët në Afganistan që t’i vrasin ushtarët amerikan dhe të forcave të  tjera  të koalicionit.

Kështu të paktën tha vetë shefi i Shtëpisë se Bardhë duke mohuar se ishte në dijeni për këtë zhvillim.

Madje u raportua se administrata Trump  të hënën  vendosi të njoftoj edhe anëtarët e tjerë të  kongresit për këtë çështje.

Por ndryshe thonë zyrtaret e Inteligjencës për Associated Press të cilet pohuan se presidenti Trump ishte informuar për këtë çështje në fillimvit.

Kronikë e përgatitur nga gazetarja Iliri Pireva./KK

Të ngjashme