Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për çështjen e ndërtimit të një muri në kufirin me Meksikën.
Trump në një adresim të tij ka kërkuar sqarim pse të tjerët po e quajnë të padrejtë ndërtimin e një muri të tillë për emigrantët, duke specifikuar në këtë rast shtëpitë e politikanëve pasnikë, njofton Klan Kosova.
”Nëse ngritja e një muri është e pamoralshme, pse politikanët e pasur ndërtojnë muret, gardhet dhe portat nëpër shtëpitë e tyre?”, është shprehur ai.CTrump: If a wall is immoral, why do wealthy politicians build walls, fences and gates around their homes?
I pari i shtetit më të fuqishëm në botë, Donald Trump, pati thënë disa herë se ngritja e një muri të tillë në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës, bëhet për siguri kombëtare pasi ky llogaritet një urdhër ekzekutiv mbi emigracionin që do të kufizonte hyrjen e refugjatëve në këtë vend, njofton Klan Kosova.